Juventusi ka mposhtur Napolin në derbin e kësaj jave në Seria A me rezultat 2-1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me gjysmë raste shënimi nga të dy palët por një lojë e ashpër, ku referi Rochi ndau 3 karton të verdhë.
Pjesa e dytë ka nisur furishëm. Pas vetëm 3 minutave që filloi pjesa e dytë Juventusi ka kaluar në epërsi me golin e Bonuccit.
Ka barazuar Napoli në minutën e 54-të me Callejon.
Për fitoren e “Zonjës së Vjetër” u përkujdes ish-sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain.
Një top i larguar nga një mbrojtës napolitan është konvertuar në gol nga Higuain në minutën 71-të.
Pas kësaj fitorje Juve kryeson me 27 pikë, 5 më shumë se Roma në vend të dytë. Napoli renditet në vend të tretë me 20 pikë./Drenicapress.info/
https://www.dailymotion.com/video/x3it1q0_1-0-leonardo-bonucci-goal-hd-italy-serie-a-juventus-1-0-napoli-29-10-2016_sport
.https://www.dailymotion.com/video/x4zs1ne_jose-callejon-goal-hd-juventus-1-1-napoli-29-10-2016_sport