Pas Dani Alves dhe Miralem Pjanic, Juventusi ka bërë edhe një goditje duke arritur marrëveshje me Bayernin për transferimin e mbrojtësit, Mehdi Benatia.
Benatia rikthehet në Seria A, pasi dy vite më parë luante te Roma, prej ku u transferua te Bayerni.
Benatia ka reduktuar edhe rrogën e tij e vetëm që të luaj te Juve, kurse ky transferim pritet t’i kushtoj Juves afro 20 milion euro./Drenicapress.info/