back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditJuventusi arrin marrëveshje me Sanchon, teksa bisedimet me Unitedin vazhdojnë

Juventusi arrin marrëveshje me Sanchon, teksa bisedimet me Unitedin vazhdojnë

Të ngjajshme

Osmani për zjarret: Situatë sfiduese, kërkohet reagim i menjëhershëm dhe i koordinuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit...

Zyrtare: Ron Raçi lojtari më i ri i Hajduk Splitit

HNK Hajduk dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për...

Rritje e numrit të vatrave të zjarrit në Kosovë, 101 zjarre në 6 orë

Raporti i fundit i Qendrës Operative të Agjencisë për...

Çitaku: Institucionet e Kosovës janë peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, para seancës së 53-të...

Juventus ka arritur një marrëveshje personale me anësorin e Manchester United, Jadon Sancho, sipas raportimeve nga Italia, në një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport përmes TuttoMercatoWeb, Sancho ka dhënë aprovimin e tij për të kaluar te Juventusi, ndërkohë që klubet janë ende duke negociuar për çmimin e kartonit të lojtarit. Manchester United kërkon 25 milionë euro, ndërsa “Zonja e Vjetër” është aktualisht e gatshme të paguajë rreth 18-19 milionë euro.

Gjithashtu, Corriere thekson se ky transferim është i lidhur me të ardhmen e Nico Gonzalez. Pas blerjes përfundimtare të Francisco Conceiçao për 32 milionë euro, Juventusi mund të ketë nevojë të shesë një tjetër anësor për të balancuar financat, në mënyrë që të finalizojë transferimin e Sanchos.

Juventus kërkon 30 milionë euro për Gonzalez, ndërsa interesimi për të vjen nga Al-Ahli, Inter dhe Atalanta. Megjithatë, kalimi i Gonzalez te Atalanta varet nga synimi i Interit për të transferuar Ademola Lookman, që e ndërlidh të gjithë këtë zinxhir negociatash mes klubeve italiane./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit