Justin Bieber poston foto të reja familjare, djali i tij merr vëmendjen

Justin Bieber ka ndarë foto të reja familjare me 286 milionë ndjekësit e tij në Instagram.
Këngëtari postoi fotografi nga një udhëtim familjar në kopshtin zoologjik, ku ishte me gruan Hailey dhe djalin e tyre dyvjeçar Jack Blues, transmeton Indeksonline.
Në njërën prej fotove, Bieber po ushqen me dorë një kangur ndërsa në tjetrën mban djalin e tij. Këngëtari mban një kapelë kamuflazh dhe syze dielli sportive, ndërsa djali është veshur me pantallona jeshile dhe një bluzë të bardhë pa mëngë.
Justin (32) dhe Hailey (29) Bieber u martuan në një zyrë regjistri në Nju Jork më 13 shtator 2018. Ata patën një djalë, Jack Blues, dy vjet më parë, dhe djali festoi ditëlindjen e tij të dytë më 22 gusht./Indeksonline/
Lexo edheTom Cruise largohet nga aksioni, filmi i ri nuk e bind publikun















