BallinaLajmeJulian Assange dënohet me 50 javë burg

Julian Assange dënohet me 50 javë burg

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Themeluesi i kompanisë WikiLeaks, Julian Assange, është dënuar sot me 50 javë burgim.

Ky vendim erdhi nga një Gjykatë Britanike,  për shkak se Jualian Assange shkeli rregullat e lirimit me kusht.

Siç shkruan BBC, australiani 47 vjeçar është shpallur fajtor për shkelje të Aktit për Lirim me Kusht, pasi arrestimit që i është bërë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange ka qëndruar si refugjat në këtë ambasadë nga viti 2012, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Ai ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, derisa hetimet për këto raste kanë pushuar një vit më parë. Aktualisht ai përballet me akuza për komplot nga gjykata federale e Shteteve të Bashkuara, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare.

Britania pritet të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në SHBA, meqë mund të dënohet me rreth 5 vjet nëse shpallet fajtor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz