“Ju ka dhunuar serbi, më zi do të ta bëj”, dalin mesazhet skandaloze të Antonela Berishës me një ndjekëse nga Kosova

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, është përfshirë sërish në një situatë të diskutueshme në rrjete sociale, pas një komenti të hedhur në profilin e saj nga një ndjekëse nga Peja.
Komentuesja i rikujtoi episodin e bujshëm të vitit të kaluar, kur Antonela u përfshi në një përplasje fizike me Klea Prengën gjatë një debati publik, ngjarje që më vonë Berisha e justifikoi si një përpjekje për të mbrojtur motrën e saj. Komenti përmendte faktin që ajo nuk ishte ndëshkuar për atë incident dhe e lidhte këtë me mungesën e drejtësisë në Shqipëri.
Pas këtij reagimi, Antonela i është drejtuar ndjekëses përmes mesazheve private, ku ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese, duke i kërkuar asaj takim për të “sqaruar situatën”. Përmes disa mesazheve të dërguara, ajo e fton ndjekësen të përballet me të dhe në disa raste i referohet me tone denigruese, madje ka bërë deklaratë skandaloze.
“Ju ka dhunuar serbi… më zi do të ta bëj”, thuhet ndër të tjera në mesazhe.

Lexo edheDyfishohet prodhimi i koncentratit të plumbit dhe zinkut, Trepça: Arritje e rëndësishme në flotacionin “Tuneli i Parë”
Ndjekësja në fjalë është shprehur për JOQ Albania se nuk kishte asgjë personale ndaj Antonelës, por komentoi si çdo përdorues tjetër në rrjet, dhe nuk e kishte pritur një reagim kaq ekstrem.
Kjo përplasje e fundit ka nxitur reagime të shumta në publik, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si figurat publike menaxhojnë kritikën dhe rolin e tyre në ndërtimin e një diskursi më të matur në rrjetet sociale.
Në të kaluarën, Antonela ka qenë pjesë e debateve të shumta mediatike, por ngjarja e fundit duket se ka riaktivizuar shqetësimin për mënyrën se si ajo i adreson mospajtimet dhe reagimet publike.


























