BallinaLajmeLajmet e FunditJozi Marku arrin një milion klikime në vetëm tre ditë me këngën...

Jozi Marku arrin një milion klikime në vetëm tre ditë me këngën e re “Dhimbje”

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku, ka arritur një sukses të madh në muzikë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

Kënga e tij më e re, e titulluar “Dhimbje”, është publikuar vetëm tri ditë më parë, por tashmë ka kapur shifrën prej mbi 1 milion klikimesh në YouTube.

Ky sukses vjen pas një daljeje të bujshme nga BBVA, ku Jozi u komentua shumë për gjestin e tij— një shuplakë e befasishme ndaj Gjestit teksa po linte shtëpinë, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky moment krijoi ndasi në opinionin publik: disa e konsideruan një gabim të rëndë që do ta penalizonte atë në karrierën artistike, ndërsa të tjerë e panë si një reagim emocional.

Por, ajo që pasoi ishte e papritur — numri i ndjekësve të Jozit u rrit ndjeshëm menjëherë pas këtij incidenti, duke e kthyer atë në një nga figurat më të përfolura të formatit.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithë komentet dhe dyshimet për të ardhmen e tij muzikore, kënga “Dhimbje” dëshmon të kundërtën.

Projekti ka marrë përkrahje të madhe nga publiku, si në klikime, ashtu edhe në komente, ku fansat vlerësojnë stilin, zërin dhe emocionin që përcjell. /Telegrafi/

- Advertisement -