BallinaSportJordi Alba tregon për herë të parë se pse Messi ngriti fanellën...

Jordi Alba tregon për herë të parë se pse Messi ngriti fanellën kur shënoi gol ndaj Realit

Të ngjajshme

Të gjithë e mbajmë mend golin e Leo Messit dhe festën e tij të veçantë, në ndeshjen ndaj Real Madridit, në vitin 2017.

Sulmuesi argjentinas shënoi golin e fitores, por morri vëmendjen festimi i tij, duke ngritur fanellën para tifozëve të Realit, shkruan IndeksOnline.

Nëntë vite më pas, shoku i tij i skuadrës, Jordi Alba, ka treguar për herë të parë se pse Messi festoi në atë menyrë.

“Jo shumë njerëz e dinë pse Messi e ngriti fanellën atë natë. Gjatë ndeshjes pati thirrje dhe ofendime ndaj messit, madje e quanin të paaftë dhe xhuxh.

Në dhomat e zhveshjes në pushimin e pjesës së parë ai u zemërua dhe i tha Suarezit se këta njerëz nuk i përkasin futbollit… dhe ata vazhduan edhe në pjesën e dytë.

Kur Messi shënoi golin e fitores, iu afrua tifozëve dhe ngriti fanellën. I heshti të gjithë dhe tha: ‘mbajeni mend emrin tim’.”, ka deklaruar Alba.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz