Joao Cancelo gjithnjë e më afër rikthimit te Barcelona
dp

Lexo edheBernal drejt rinovimit me Barcelonën deri në vitin 2031

João Cancelo është gjithnjë e më afër rikthimit te Barcelona, me marrëveshja që pritet të përfundojë në ditët në vijim.
Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi portugez fillimisht duhet të zgjidhë situatën e tij me Al-Hilal. Barcelona po synon ta transferojë atë si lojtar të lirë, nëse arrihet marrëveshja për shkëputjen e kontratës, ose për një shumë rreth 10-15 milionë euro.
Cancelo e ka bërë të qartë dëshirën për t’u rikthyer në Camp Nou, ku ishte i huazuar gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar. Të dyja palët tashmë janë afër një marrëveshjeje dhe transferimi mund të mbyllet shumë shpejt.

Lexo edheBernal drejt rinovimit me Barcelonën deri në vitin 2031
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Cancelo do të rikthehet për herë të tretë te Barcelona, duke u bërë një tjetër përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Hansi Flickut.