back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeJo veç Hajra, edhe bartësja e listës së Vetëvendosjes në Prishtinë qenka...

Jo veç Hajra, edhe bartësja e listës së Vetëvendosjes në Prishtinë qenka nga Prizreni!

Të ngjajshme

Gara për Prishtinën po sjell emra të rinj, por edhe një prani të theksuar të kandidatëve që vijnë nga komuna të tjera të Kosovës. Pas konfirmimit se Hajrulla Çeku do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, është mësuar se edhe bartësja e listës për asamblenë komunale të këtij subjekti është me prejardhje nga Prizreni.

Çeku, ish-ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe një figurë me përvojë të gjatë në administratë publike, e nis garën me synimin për të marrë drejtimin e kryeqytetit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Edhe pse me prejardhje nga Prizreni, Çeku ka qenë për vite pjesë aktive e zhvillimeve politike e institucionale në Prishtinë, dhe tash synon të sjellë, siç thotë partia e tij, “një model të ri të qeverisjes urbane”.

Por ai nuk është i vetmi prizrenas në listën e VV-së për Prishtinën. Mrika Limani Myrtaj, e para në listën për Kuvendin Komunal të Prishtinës, gjithashtu vjen nga qyteti jugor. Limani Myrtaj synon të sigurojë një ulëse si asambleiste dhe të japë kontributin e saj në administrimin lokal të kryeqytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz