Jennifer Lopez i kishte të gjithë sytë nga vetja, teksa bëri një paraqitje surprizë në hotelin Beverly Wilshire për galanë e mbushur me yje, “Unforgettable Evening”, të mërkurën.
Superylli 56-vjeçar nuk eci në tapetin e kuq, por u fotografua duke u shoqëruar me të ftuarit dhe duke folur në skenë brenda eventit, transmeton Indeksonline.

Ajo mbante veshur një fustan të zi që binte në sy, me një dekolte të hapur dhe një xhaketë të zezë sipër.
Krijuesja e hitit “Love Don’t Cost A Thing” vendosi vathë argjendi dhe një dorezë të zezë.

Bukuroshja që nuk njeh moshë, nxirrte në pah ngjyrën e saj të shkëlqyeshme me një model flokësh interesant.
Ajo zgjodhi një ngjyrë të mbylltë të syve dhe buzëkuq të errët për të kompletuar pamjen e saj.
Eventi vjetor mbahet në dobi të “Fondit të Kërkimit të Kancerit të Grave”./Indeksonline/
