back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleJevtiq në Bajë të Skenderajt: Do të qëndrojmë këtu

Jevtiq në Bajë të Skenderajt: Do të qëndrojmë këtu

Të ngjajshme

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, në aktin e prerjes së shiritit përurues të objektit parashkollor “Maja” në Bajë, fshat i banuar me serbë, tha se “nuk do të heqim dorë nga mbetja dhe qëndrimi në Kosovë”.

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka përuruar objektin e ri parashkollor “Maja” në Bajë të Skenderajt, një fshati i banuar 98 për qind me serbë, të premten. Jevtiq ka thënë se duke investuar në çerdhe fëmijësh, investohet në të ardhmen.

“Pas një viti që kemi premtuar, sot kemi arritur ta bëjnë realitet premtimin që këtu ta hapim vërtet një objekt të bukur, i cili para së gjithash plotëson të gjitha ato nevoja që fëmijët normalisht të qëndrojnë në të, të edukohen dhe të rriten sikurse edukohen dhe rriten edhe bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera. Në këtë mënyrë kemi dërguar mesazhin që nuk do të tërhiqemi për të qëndruar dhe për të mbetur në këto hapësira dhe do të vazhdojmë të investojmë në gjithçka që është për të ardhmen, ndërsa e ardhmja është ndërtimi i objekteve të tilla dhe dhënia e mundësisë fëmijëve që të kenë kushte normale për edukim dhe për gjithçka që jetën e tyre e bëjnë normale dhe të dinjitetshme në kohën që po jetojmë”, ka thënë ministri Jevtiq.

Ai shtoi se e gëzon fakti që në Syriganë, një fshat i ndarë në dysh (shqiptarë dhe serbë), në të cilin jetojnë 20 familje serbe dhe në Bajë, e cila është e banuar 98 për qind me serbë, ka 90 fëmijë parashkollorë. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz