back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëJeton në Austri por në pikturat e saj zë vend malli për...

Jeton në Austri por në pikturat e saj zë vend malli për Drenicën (foto)

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

“Atdheu është sikur familja, vleren ia dimë vetëm atëhere kur e humbim”, pati thënë Shaban Jashari. Kurse Sami Frashëri ka thënë “Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë!”

Këto dy thënie i dinë edhe Drita Kadriu – Kryeziu, e lindur në Likofc të Skenderajt, por jeton e punon në Austri me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj.

Nga malli që ka lënë Kosovën, Drita ka filluar të pikturoj, dhe frymëzimin e ka marrë nga ngjyrat e natyrës e veçmas të natyrës së Kosovës, përcjell Drenicapress.

Në 300 pikturat e saj vendin më të madh e zë tematika nga Kosova. Mjafton të shoh emrat e pikturave, emocionohesh se sa mall ka kjo piktore për vendin e saj!

“Lulja e Likofcit”, “Kaltërsia nga Kosova”, “Lulet për Prekazin historik”, “Bukuria e Drenicës”, Lule për Skenderajn”etj., janë disa nga emrat e pikturave të saj.

Ëndërra e Dritës është që të hap një ekspozitë me pikturat e saj në Skenderaj, Prishtinë, Tiranë dhe kudo që ka shqiptar.

Komuna e Skenderajt dhe ministria e Diasporës, duhet t’ia mundësoj jo vetëm Dritës, por edhe të gjithë krijuesve nga diaspora që krijimet e tyre në mërgim t’ia prezantojnë artdashsve në Kosovë./Drenicapress.info/

1.Bukria e Drenicës

2. Lulja në Likofc

3.Lule për Skenderajn

4. Lulja e Likofcit historik

5. Prekazi historik

6. Arti modern

Të Fundit

Sport

ShowBiz