back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeJetmir Sinani dënohet me 24 vite burg për vrasjen e Liridon Musliut...

Jetmir Sinani dënohet me 24 vite burg për vrasjen e Liridon Musliut e Fatos Zenunit

Të ngjajshme

Europol-i çmonton kartelin “Los Lobos”

Europol mbështeti autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Ekuadori dhe Holanda...

Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

Në çështjen gjyqesore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni...

Zelensky paralajmëron se konflikti me Iranin mund të ndërpresë furnizimin me armë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se përfshirja e...

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur vendimin për të akuzuarin Jetmir Sinani.

Sinani është dënuar me 24 vite burgim, për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit në Vushtrri, në vitin 2023.

Gjykata Themelore në Mitrovicë mori vendim për dënimin e tij, pasi që nga Prokuroria në Mitrovicë ai akuzohej për veprat penale si: Vrasje e ëndë dhe armëmbajtje pa leje, transmeton lajmi.net.

Për veprën e parë penale, Sinani është dënuar më 23 vite burg dhe për veprën e dytë u dënua me 18 muaj burg, ku kryetari i trupit gjykues njoftoj se Sinani dënohet me dënim unik 24 vite burg.

Ky rast ishte kthyer në rigjykim, pasi që në gjykimin e parë i akuzuari Sinani ishte dënuar me 24 vite burg

Jetmir Sinani akuzohej se më 29 tetor 2023, rreth orës 15:50 në udhëkryqin e rrugëve “Mehmet Konjuhi”, “Rifat Galiza dhe “Zahir Pajaziti” në Vushtrri, me dashje ka privuar nga jeta viktimat F.Z. dhe L.M. Në seancën e 9 janarit, ekspertja kishte deklaruar se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz