back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeJetimat e Ballkanit dhe Komuna e Malishevës përurojnë dy shtëpi për familjet...

Jetimat e Ballkanit dhe Komuna e Malishevës përurojnë dy shtëpi për familjet në nevojë

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati dhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, kanë përuruar edhe dy shtëpi, për dy familje në nevojë, të cilat janë ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Malishevës.

Kreu i Komunës Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe hoxhën Halil Kastrati, për bashkëpunim dhe për ndërtimin e shtëpive, për familjet që kanë nevojë, apo që e kanë problem strehimin.

Për këtë vit janë ndërtuar pesë shtëpi për familjet në nevojë, të cilat dy prej tyre i kanë përuruar sot, duke ju dhënë çelësat e shtëpive, familjes së Ferat Morinës në Gollubovc dhe familjes së Rrahman Gashit në Vërmicë.

Në ndërtimin e shtëpive, Komuna e Malishevës, ka marrë pjesë në ndërtim me shumën prej 5 mijë eurove në secilën shtëpi, ndërsa pjesa tjetër është ndërtuar nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” , ndërsa bashkëpunimi në mes të kësaj shoqate dhe komunës, është i vazhdueshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz