BallinaLajmeJeremiq: Qeveria jonë u ka premtuar perëndimorëve se do ta njohin Kosovën

Jeremiq: Qeveria jonë u ka premtuar perëndimorëve se do ta njohin Kosovën

Të ngjajshme

Kosova publikon listën me mungesa të rëndësishme ndaj Sllovakisë

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka shpallur...

Trump: Pa SHBA-në, NATO është një tigër letre!

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Truth...

“Je shumë e bukur” – Rogerti ‘provokon’ Brikenën

Ditën e sotme Rogerti ka tentuar të diskutojë me...

Vuk Jeremiq, politikani serb dhe tani kandidati për President të Serbisë, ka thënë se Qeveria e tanishme serbe në krye me Aleksandër Vuçiq, i kanë premtuar Perëndimit se do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, njofton Klan Kosova.

Jeremiq nuk dha detaje të tjera rreth kësaj çështje dhe as se si e kur ka ndodhur kjo.

Por, ai më pas siguroi qytetarët se ai vet ka qëndrim të prerë kundër njohjes së Kosovës, raporton Tanjug.

Ndërsa nënkryetari i Partisë Progresiste Serbe dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Jeremiq edhe njëherë po dëshmon se ai nuk është kandidat për president të Serbisë, por një njeri që provon ta përçajë vendin.

“Tani është e qartë se qëllimi i vetëm i Jeremiq për dy prill është që ta destabilizojë vendin tonë në mënyrë që të bëhet pre e lehtë për punëdhënësit e tij”, ka pohuar Gjuriq, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz