BallinaLajmeJepen detajet e shpërthimit, në shtëpinë ku vdiq 42 vjeçari (VIDEO)

Jepen detajet e shpërthimit, në shtëpinë ku vdiq 42 vjeçari (VIDEO)

Të ngjajshme

Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se Inspeksioni Komunal...

Si u krijua “Waterloo Road”

Seriali britanik Waterloo Road lindi nga ideja e krijuesve...

Borë dhe shi në Zvicër

Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë...

Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në një shtëpi në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:30, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie.

Bëhet fjalë për një mashkull me inicialet M.G., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes, por policia beson se bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e Forenzikës të cilët janë marrë me hetimet në vendin e ngjarjes.

Familja e të ndjerit për momentin janë të bllokuar si dhe kufoma ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi.

Personi M.G. ka lënë pas vetës gruan dhe pesë fëmijë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz