Jennifer Lopez ndan momentet nga diplomimi i binjakëve të saj: Jam me fat

Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga diplomimi i binjakëve të saj, Max dhe Oskar, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme.
Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotosh familjare, duke shprehur krenarinë dhe emocionet për këtë etapë të rëndësishme në jetën e fëmijëve të saj.
Në një nga fotografitë, Lopez shfaqet duke përqafuar Max gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur në kampusin e UCLA-së, ndërsa në një tjetër Oskar pozon i buzëqeshur pranë tabelës me
Postimi përfshinte edhe momente nga përditshmëria e artistes, duke përfshirë selfie, çaste relaksi në shtëpi, si dhe festimin e suksesit të filmit të saj të ri në Netflix, Office Romance, i cili u shënua me ëmbëlsira të personalizuara, shkruan DailyMail.
Në përshkrimin e publikimit, Jennifer shkroi: “Ata thonë se jam me fat, unë nuk jam kundër… Vetëm kjo ndjenjë”.

Lexo edheYll Limani gjatë pushimeve në Spanjë i vidhen sendet personale
Max dhe Oskar janë fëmijët që Lopez ka nga martesa me Marc Anthony. Së fundmi, është bërë publike se Oskar, i njohur më parë si Emme, tashmë përdor emrin Oskar Muniz dhe përemrat mashkullorë.
Megjithatë, postimi i Jennifer Lopez u fokusua te festimi i diplomimit dhe krenaria për arritjen e binjakëve të saj.