Qeveria e Jemenit, vendit të shkatërruar nga lufta, ka njoftuar rastin e parë të konfirmuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në provincën lindore të vendit Hadramout, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në rrjetin social Twitter, Komiteti i Jemenit për luftën kundër koronavirusit tha se gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Hadramout është provinca më e madhe e Jemenit dhe është nën kontrollin e qeverisë në mes të luftës civile në vazhdim.
Zyra për media e provincës Hadramout njoftoi se në të gjithë provincën u lëshuan udhëzime për të imponuar një shtetrrethim që fillon të premten në mëngjes deri të shtunën, me mbylljen e tregjeve publike dhe ndalimin e të gjitha llojeve të tubimeve.
Infeksioni i parë në Jemen mund të jetë një shenjë e keqe, pasi sistemi i kujdesit shëndetësor ka pësuar shkaku i konfliktit të vazhdueshëm 6 vjeçar midis forcave qeveritare të mbështetura nga koalicioni arab i udhëhequr nga sauditët dhe rebelët Huthi të mbështetur nga Irani.
Pasi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë botën me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.
Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, deri më tani nga virusi kanë vdekur mbi 96 mijë persona dhe janë infektuar mbi 1.6 milionë, ndërkohë janë shruar mbi 355 mijë.