back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeJehona Lushaku – Sadriu garon sërish për deputet

Jehona Lushaku – Sadriu garon sërish për deputet

Të ngjajshme

15 parti dorëzuan listat me kandidatë në KQZ deri në orën 21:30

Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora...

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Jehona Lushaku Sadriu ka vendosur që të kandidoj sërish për deputete në listën e LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku – Sadriu ka shkruar se ky është zotim i saj i drejtpërdrejtë për të përfaqësuar zërin e secilit me dinjitet për të mbrojtur interesin publik dhe për të punuar pa kompromis.

Postimi i plotë i saj:

Me zemër dhe me përgjegjësi të plotë do të garoj për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Ky është zotim im i drejtpërdrejtë për të përfaqësuar zërin e secilit me dinjitet, për të mbrojtur interesin publik dhe për të punuar pa kompromis për një Kosovë më të zhvilluar e të integruar në organizata euro-atlantike.

Për më tepër, po garoj sepse besoj fuqishëm se ARSIMI është e ardhmja jonë; se shkollat duhet të jenë vendi ku ndërtohet dituria dhe profesionalizmi, dhe se nxënësit meritojnë mësim tërëditor me kujdes, ushqim të sigurt dhe kushte të denja rekreative. Studentët e universitetet meritojnë më shumë mbështetje dhe më shumë mundësi, ndërsa mësimdhënësit më shumë dinjitet, siguri dhe përkrahje nga shteti. Për të gjithë ata do të jem zë i fortë, e pa kompromis.

Ky është angazhimi im për ju e për fëmijët tanë.

Për Kosovën që duam!🇽🇰

#Jehona8

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz