Jeff Bezos dhe gruaja e tij Lauren Sánchez vazhduan muajin e mjaltit në bregdetin evropian, pas dasmës së tyre madhështore në Venecia.
Çifti u fotografua duke mbërritur në jug të Francës të dielën, të kapur për dore dhe duke hipur në një varkë, transmeton Indeksonline.
Bezos, 61 vjeç, themeluesja e Amazon, ishte veshur me një këmishë të bardhë, pantallona gri dhe syze dielli.
Lauren Sánchez, 55 vjeç, një ish-gazetare dhe prezantuese televizive, mbante veshur një fustan mëndafshi të verdhë dhe blu, të cilin e shoqëroi me taka, një çantë të vogël argjendi dhe syze dielli./Indeksonline/
