back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajme“Je si grua”, komenti i Molliqajt nxiti reagimin e grave të shoqërisë...

“Je si grua”, komenti i Molliqajt nxiti reagimin e grave të shoqërisë civile

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Komenti i kandidatit për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqajt ku i thotë, anëtarit të Vetëvendosjes, Haki Abazi “je si grua”, ka nxit reagim tek gratë e shoqërisë civile.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka bërë thirrje politikanëve që të kenë kujdes për gjuhen që e përdorin në debate televizive.

“Amani ju kofte, kursene veten e folni ma pak, dilni ma pak n’televizor, se ju ka dal boja, e neve o ka na vjen marre per ju. Pe dijme qe diqysh, pak me hir e me pahir do prej jush keni me na lodhe edhe 4 vitet e ardhshme, po bile qito dite munonu me na follirat kishe jeni pak ma te meqem, se deshprimi na myti hala pa ju pa t’ulun n’karrika. Edhe po, mos menoni qe e hajm foren qe e keni per ne, jeni krejt oportunista, qe me aderimet e koalicionet e juja na e keni bo me kuptu sa ju nin per vendin. Fatkeqesisht ne mesin e shume juve qelbsirave, po duhemi me zgjedh ate qe qelbet me pak”, ka shkruar Berisha.

“Fol most u tut, cka po bohesh si gru!”, i kishte thënë Molliqaj, Abazit në emisionin Pressing në T7, debat ky që përfundoi me përleshje fizike në mes të Abazit dhe Molliqajt.

“Ti je një servil dhe profiter, asgjë më shumë. Që ke hy në Vetëvendosje me premtimin se ke me u bë ministër dhe kryetar i Ferizajit”, i ka thënë Molliqaj, Abazit. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz