back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeJava në Kosovë pritet të nis me shi dhe shkarkim rrufesh

Java në Kosovë pritet të nis me shi dhe shkarkim rrufesh

Të ngjajshme

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë

 Republika e Kosovës ka marrë Presidencën e Këshillit të...

Spahiu kritik me Ramën: Nuk shkohet gruan e huaj me kapë për qafe, e turpshme – Si u ndje zotëria i parë?

Nexhmedin Spahiu ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Sipas parashikimit të meteorologëve edhe gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot jo stabil, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh, përcjell Telegrafi.

Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell dhe mundësitë për reshje do të zvogëlohen , mirëpo nga dita e premte e tutje serish do të ketë çrregullim të motit, vranësira të dendura dhe kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkim rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 9m/s. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz