Feronikeli vijon pa humbje në pesë ndeshjet e fundit në kampionat dhe është skuadra e vetme mysafire e pa mposhtur pas 15-të, xhirosh.
Derbi i xhiros së 15-të, Llapi – Feronikeli u mbyll pa fitues, skuadrat shënuan nga një gol për nga një pikë.
Ndeshja nisi furishëm me dy raste të “Niklit” Hoti e Lushtaku rrezikuan, por ishin llapjanët që të paret shënuan me Egzon Sinanin. Eh, reagimi ishte shumë i shpejt, depërtimin e Doshlakut nga ana e djathtët në gol e shndërron Hoti në minutën e 11-të.
Ndeshja pas këtij momenti u kontrollua nga skuadra jonë, por gola me nuk pati përkundër rasteve të shumta lideri shpëtoj i pa mposhtur në “Zahir Pajaziti” , ndërsa të përzgjedhurit e Zekirija Ramadanit e qojnë në pesë ndeshje pa humbje radhazi dhe pas 15-të, xhirosh ende në udhëtim nuk e ka shijuar humbjen, duke arritë gjashtë barazime dhe dy fitore. Pra, është skuadra e vetme që ka këtë bilanc pozitivë.
KRONIKA
Minuta 1′ Ndërprerët ndeshja për pak çaste, për shkak të tymit të mjeteve “pyroteknike” Minuta 3′ Rifillon ndeshja

Minuta 3`Depërton nga e majta Hoti, por mbrojtja vendase reagon me kohë

Minuta 3` Lushtaku, gjuan fare pran pingules së djathtë .

Minuta 5′ Llapi kalon në epërsi me golin e Egzon Sinanit, i cili gjuan bukur me kokë,pas harkimit të Zhdrellës.

Minuta 6′ Ndërprerët ndeshja, përseri “Legjendat”, me mjete “pyroteknike”, Nuza i ttërheq vërejtjen shtabit teknik të Llapit

Minuta 11′ Barazohen shifrat, shënon Mendurim Hoti, pas një asistimi të Dushlakut




Minuta 39′ Ndeshkohet me karton të verdhë Mendurim Hoti
Gjyqtari jep 5-minuta lojë shtesë
Mbyllet pjesa e parë, shifrat mbesin 1-1, lojë e ashpër nga Llapjanët në fund të kësaj pjese
Minuta 47′ Turpi i futbollit, tifozet e Llapit fishkëllojnë nga tribinat dhe ndalin aksionin e sigurtë të “Niklit”, Kreshnik Lushtaku ndalet para golit duke menduar që është në pozitë jashtloje
Minuta 52′ Gjuan Zhdrella nga goditja e lirë, krejtësisht jashtë portës së Malokut
Minuta 56′ Hoti humb një mundësi të artë pas kryesimit nga Milicaj, topi shkon afër shtyllës
Minuta 60`Hoti ndalet në zonën e 16-metrishit hesht Nuza


Minuta 65′ Mentor Zhdrella i Llapit ndeshkohet me të verdhë
Minuta 68′ Largohet Berbatovci, në vend të tij futet Maksuti për Llapin
Minuta 69′ Largohet Lushtaku, në vend të tij hyn Qemail Elshani për Feronikelin
Minuta 70′ Largohet Zeqiri, në vend të tij hyn Begolli për Llapin. Lojë e mirë nga Feronikeli deri në këto momente
Minuta 83′ Karton i verdhë për sulmuesin e Llapit, Mirlind Daku
Minuta 90` gjyqtari jep edhe 3 minuta lojë shtesë
Minuta e dytë shtesë, largohet Milicaj, futet Qorri për Feronikelin
Përfundimisht Llapi – Feronikeli 1-1
Është kënaqësi kur ish lojtarët tonë i sheh mbret në skuadrat ku luajnë tani, e një mbret i tillë ishte sot Mentor Zhrella, tek Llapi, suksese!

Formacionet:
Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Blakqori, Emini, Shabani, Zhdrella, A.Zeqiri, Berbatovci, V.Zeqiri, Daku. Trajner: Tahir Batatina.
Feronikeli: Maloku, Dushlaku, Thaqi, Prekazi, Haliti, Dabiqaj, Hoti, Hoxha, Lushtaku, Maliqi, Milicaj. Trajner: Zekirija Ramadani.
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Visar Kastrati.
DEKLARATAT
Trajneri i Niklit, Zekirija Ramadani, u shpreh i kënaqur me barazimin.
Ai deklaroi që një pikë në shtëpinë e Llapit, është pozitive.
“Llapi kur luan në shtëpi është ekip shumë i fortë. E dnim që janë të fortë në ndërprerje, por nuk ia dolëm t’i ndalim në golin e parë”, deklaroi Ramadani për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.
“Jemi të kënaqur me këtë barazim. Nuk duhet të humbim ndaj ekipeve rivale. Llapi e ka llogaritur një trepikësh sot dhe ne ia humbëm dy pikë”.
“Është një kampionat shumë i vështirë. Orari nuk është i lehtë apo i vështirë, sepse duhet të luajmë ndaj të gjitha skuadrave”.
“Me kualitetin që e kemi në ekip, meritojmë të jemi në tri vendet e para”, shtoi ai
Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina pati akuza të rënda për Genc Nuzën dhe kolegët e tij.
“Gjyqtarët pasi që janë vlerësuar nga UEFA, po mendojnë që janë Zot të futbollit. Duket që Feronikeli ka bërë kontratë me Nuzën që ta përcjellë duke ia referuar ndeshjet gjatë gjithë kampionatit”, deklaroi Batatina për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.
“Ai ka bërë gabime sot. Behar Maliqi meritoi kartonin e dytë të verdhë, por ia fali”.
“Ne nuk guxojmë të gabojmë kështu. Patëm rast që të largohemi nga ndjekësi i parë, por nuk ia dolëm”.
“Ekipi që lufton për titull nuk duhet të bëjë gabime të tilla dhe të pësojë gola të tillë”.
“E kemi ditur që Nikli është ekip i fortë dhe stabil, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Me rëndësi që të shpallemi kampion në fund, e jo në vjeshtë”, shtoi Batatina.
Ndeshja e radhës e mërkure, Feronikeli – Vëllaznimi

