back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeJava e ardhshme me mot të ftohtë, temperatura zbret deri në 3...

Java e ardhshme me mot të ftohtë, temperatura zbret deri në 3 gradë Celsius

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Java e ardhshme do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Përpos ditës së hënë ku parashihen temperaturat më të larta, ditët tjera do të kenë temperatura më të ulëta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 20 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin riga të dobëta të karakterit lokal.

Ditët tjera, deri në fundjavë parashihen të kenë një stabilitet, por që temperaturat mbeten të ngjashme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Të premtën e 23 shtatorit, në orën 02:04 fillon stina e vjeshtës astronomike dhe dita me natën do të jenë të barabarta, pra, do të ndodh ekuinoksi vjeshtor dhe pastaj ditët vazhdojnë të shkurtohen për 1 minutë dhe netët po ashtu zgjaten për 1 minutë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz