BallinaRegjionaleJashari: Shqiptarë kudo që jeni, me fat ju qoftë festa e Fitër...

Jashari: Shqiptarë kudo që jeni, me fat ju qoftë festa e Fitër Bajramit!

Të ngjajshme

Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i...

Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit

Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u...

Atletiko Madrid ia rrëmben Atalantas edhe një futbollist

Pas Ademmola Lookman, Atletiko Madrid ia ka rrëmbyer Atalantas...

Nëna e një fëmije me autizëm: Nuk është e lehtë ta pranosh që e ke fëmijën ndryshe

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, nëna e...

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka uruar festën e Fitër Bajramit, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, shkruan DrenicaPress

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka shkruar se dëshiron që kjo festë e madhe të festohet në paqe, me shëndet të plotë për të gjithë, gëzim, vullnet të mirë, me mirëkuptim dhe me dashuri e respekt mes njëri-tjetrit.

Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Të dashur vëllezër e motra,
Të nderuar qytetarë të Skenderajt,

Duke iu përgëzuar përzemërsisht me rastin e përfundimit të suksesshëm të muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky që u karakterizua me durim, solidarizim dhe vepra të mira në përputhje me rregullat e islamit, ato që janë të pranuara te Zoti ynë i Madhërishëm, le të vazhdojmë në frymë festive edhe në njërën prej festave më kryesore të islamit – Fitër Bajrami.

Dëshiroj që kjo festë e madhe të festohet në paqe, me shëndet të plotë për të gjithë, gëzim, vullnet të mirë, me mirëkuptim dhe me dashuri e respekt mes njëri-tjetrit.

Dëshiroj që këto vlera t’i mëshirojmë në mendjen dhe shpirtin tonë, dhe t’i largojmë nga vetja, familja dhe shoqëria urrejtjen, xhelozinë, egoizmin e pangopësinë dhe çdo gjë tjetër që shkon në dëm të ardhmërisë së vendit dhe fëmijëve tanë.

Vëllezër e motra,
Shqiptarë kudo që jeni,

Me fat ju qoftë festa e Fitër Bajramit!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz