back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaRegjionaleJashari priti në takim znj.Ermira Zhuri, avokate, e cila punon dhe vepron...

Jashari priti në takim znj.Ermira Zhuri, avokate, e cila punon dhe vepron në Itali

Të ngjajshme

Nga bllokada në bllokadë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka mbetur peng i...

Izraeli publikon ‘hetimin fillestar’ për sulmet në spitalin në Gaza

Një ditë pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në spitalin Nasser...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari ka pritur sot në takim znj.Ermira Zhuri, avokate, e cila punon dhe vepron në Treviso të Italisë, dhe ish-konsullin në Vjenë, z.Imer Lladrovci, tani këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Pak muaj më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Skenderajt dhe avokates Zhuri, për ndarjen e bursave për dy studentë të Skenderajt.

Në shenjë falënderimi dhe respekti, për këto dy bursa në vlerë prej 1,000 eurove, kryetari Jashari i ka ndarë avokates Zhuri mirënjohje, duke e falënderuar jashtëzakonisht shumë për mbështetje.

Në fund të vizitës së saj, znj.Zhuri e ka ftuar kryetarin Jashari, për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Festës së Flamurit në Venecie të Italisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz