back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeJapin dorëheqjen mbi 50 komandantë të lartë në Turqi

Japin dorëheqjen mbi 50 komandantë të lartë në Turqi

Të ngjajshme

Ahmed Takan, gazetar i gazetës Jeni Cak në Turqi në një artikull të tij ka folur për disfatën e rëndë të ushtrisë turke në operacionin e quajtur “ Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë dhe për dorëheqjen e 50 oficerë të lartë me grada të ushtrisë turke.

Turqia së bashku me ushtrinë çlirimtare ka nisur një operacion të quajtur “ Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë mirëpo tradhtia e ushtrisë çlirimtare dobësoi shumë operacionin e nisur nga ushtria turke. Ahmed Takan thotë se ushtria çlirimtare e cila bashkëpunon me ushtrinë turke, armët të cilat i ka marrë nga ushtria turke ua shet terroristëve të ISIS. Sipas  gazetarit Takan ushtria turke ka dështuar në operacionet e saj në Siri dhe opinionit i fsheh dëmet reale që ka pësuar në operacionin Mburoja e Eufratit.

“ Terroristët e ISIS marrin armët e ushtarëve turq të vrarë ndërkohë që 50 oficerë me grada të larta të ushtrisë turke kanë dhënë dorëheqjen. Ndërkohë ushtria turke për të marrë trupat e pajetë të ushtarëve të saj është detyruar t’i japë grupit terrorist ISIS, terroristët e vrarë. Nëse kjo gjendje vazhdon, populli turk do të detyrohet të paguajë shpenzime të larta. Bijtë e familjeve turke çdo ditë vriten dhe zhyten në dhe. Spitalet Diluk dhe Kelis janë të mbushur me ushtarë të plagosur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz