BallinaLajmeJankoviq: Thjeshtë dhe qartë, Kosovën e ka humbur Sllobodan Millosheviq!

Jankoviq: Thjeshtë dhe qartë, Kosovën e ka humbur Sllobodan Millosheviq!

Të ngjajshme

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...
Ish-diplomati serb, Vladeta Jankoviq ka thënë se problemi i Kosovës është para rezultatit përfundimtar dhe se u është mërzitur edhe udhëheqësve që vendosin për këtë çështje.

Jankoviq ka thënë se procesin po e pengojnë “përpjeket e djallëzuara të mbajtësve të regjimit”, duke filluar nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, i cili e gjuan fajin për Kosovën tek udhëheqësit e mëhershëm, shkruan N1,  përcjell lajmi.net.

“Pse nuk thuhet thjesht dhe qartë se Kosovën e ka humbur Sllobodan Millosheviq, Vojislav Sheshelj, Ratko Malldiç dhe Radovan Karaxhiq. Faji nuk është në vitet e 2000-ta por në vitet e nëntëdhjeta”, ka thënë ai.

Ish diplomati gjithashtu ka vlerësuar se Vuçiq po bën gjithçka për të mbajtur veten në pushtet dhe në këtë rast konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë.

“Në asnjë mënyrë njohje ndaj Kosovës, në asnjë mënyrë nuk lejohet nënshkrimi i ndonjë marrëveshje të ndërsjelltë juridike që detyron njohje ekuivalente. Le të mbeten gjërat ashtu siç janë, të ia lëmë kohës”, ka shtuar ai.

Tutje, ish-diplomati serb, ka thënë se ka shpresë se mund të ruhen së paku manastiret dhe mallrat kulutore që ndodhen në Kosovë, sipas tij kjo mund të realizohet vetëm nga një diplomaci e mençur taktike dhe solide./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz