Jamal Musiala operohet pas lëndimit të tmerrshëm
dp

Lexo edhe“PDK 4-5 kryetarë”, Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, Dejona Mihalin e ka shef, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala është operuar pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube, ndaj PSG-së.
22-vjeçari kishte pësuar frakturë të fibulës ku ka thyer kyçin e këmbës së majtë, shkruan IndeksOnline.
Klubi bavarez ka njoftuar se Musiala është operuar në Gjermani, menjëherë pasi skuadra u rikthye nga ShBA-të.
“Jamal Musiala i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas kthimit nga Kupa e Botës për Klube në SHBA. Në çerekfinalen midis FC Bayern dhe Paris St. Germain, lojtari 22-vjeçar sulmues pësoi një frakturë të fibulës si pasojë e një kyçi të thyer dhe të zhvendosur dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.

Lexo edhe“PDK 4-5 kryetarë”, Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, Dejona Mihalin e ka shef, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota
Ai do të fillojë seancat e para të rehabilitimit nesër, të martën, dhe nuk do të jetë i disponueshëm për kampionët gjermanë të rekordeve për disa muajt e ardhshëm.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/