back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajme“Jam takuar edhe me Kurtin’’, Hamza njofton se është takuar me liderët...

“Jam takuar edhe me Kurtin’’, Hamza njofton se është takuar me liderët e partive tjera

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7 ka njoftuar për takime që ai ka zhvilluar me liderët e partive të tjera.

Hamza tha se është takuar edhe me liderin e VV-së Albin Kurtin, po ashtu edhe me të parin e LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai theksoi se me Kurtin s’është takuar me qëllim të arrihej ndonjë koalicion.

‘‘Ne kemi pasur takime me vullnetin tonë pa asnjë kërkesë nga jashtë edhe unë edhe zoti Krasniqi, edhe me zotin Abdixhiku jemi takuar disa herë , jemi takuar edhe me zotin Haradinaj. Në rrethana të caktuara jam takuar edhe me zotin Kurtin. Jo nuk jemi takuar për qëllime të koalicionit, por nëse kish pas vullnet në takim ti mundesh me ngrit çfarëdo temash. Por realisht me LDK kemi biseduar, dhe normalisht është dashtë me prit edhe radhën, edhe sot s’jemi në radhë për me i krijua institucionet. Po nisemi prej situatës që i kemi 61 numra, se teorikisht mundemi me i pas 61 edhe praktikisht mundemi me i pas dhe 62, por aty është maksimumi pa VV-në që mundemi me mbërri këtë numër’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz