Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit‘Jam lutur të vdes’: Rrëfimi tronditës i një të mbijetuare nga dhuna...

‘Jam lutur të vdes’: Rrëfimi tronditës i një të mbijetuare nga dhuna seksuale në luftën e Kosovës

Të ngjajshme

Klubi anglez që po i afrohet nënshkrimit me Xavi Simons

Chelsea ka aktivizuar zyrtarisht operacionin për të nënshkruar me...

Ndryshimet që do të bëhen në Gjermani gjatë gushtit

Nga mbyllja e linjës hekurudhore Berlin-Hamburg për rikonstruksion, te...

Pritje 35 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Një gruaje që për herë të parë ndau publikisht historinë e saj të dhimbshme të dhunimit, rrëfeu sesi jeta e saj ndryshoi përgjithmonë, që nga momenti kur u detyruan të largoheshin nga shtëpia për shkak të bombardimeve.

“Me ikë, me ikë, me ikë, unë hiç. Në 8 të mëngjesit më thirr një familjare e imja edhe më thotë gjithqysh duhet me dal prej ku je qaty. E vendosëm, shkojna me kombi… kam marrë letërnjoftimin, tri palë ndërresa, dy palë trenerka, dokumentet e shtëpisë, edhe një çantë shumë të vogël”, tregoi ajo në Dukagjin.

Por, rruga e saj drejt sigurisë nuk zgjati shumë. Ajo u kthye mbrapsht në kufi me Malin e Zi dhe ishte detyruar të strehohej në male. Për shkak të mungesës së mjeteve financiare, vendosi të zbresë në qytet për të tërhequr një pjesë të pensionit të nënës së saj – vendim ky që do t’i kushtonte rëndë.

Ishte pikërisht aty ku u përball me tmerrin: dhunimin nga forcat serbe.

“Polici më ndali, më pyeti ku po shkoj. I thashë në shtëpi… i kërkova letërnjoftimin. Ai refuzoi. Pastaj dëgjova një zë nga lart që i tha ‘dosta bre, Gorane…’ dhe nuk di më çka ndodhi. Nuk e di nëse kam humbur vetëdijen apo më kanë goditur në kokë. Kur jam zgjuar, ndjeja vetëm dhimbje në duar, trup e brendësi. Më kujtohet era e gjakut dhe se isha në fund të shkallëve”, rrëfeu ajo me lot në sy në RTV Dukagjini.

Në gjendje të rëndë fizike e psikologjike, ajo arriti të largohej dhe të kthehej në shtëpi, por plagët që kishte marrë nuk ishin vetëm trupore.

“Kam mendu more Zot, qysh me vdekë, qysh me iu thanë njerëzve çka ka ndodh me mu… nata u kanë shumë shumë e rëndë, nuk di qysh me ta përshkru”, përfundoi ajo mes emocioneve të forta.

Ky rrëfim është një dëshmi e gjallë e dhimbjes që shumë gra të Kosovës e kanë mbajtur të fshehur për më shumë se dy dekada, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje plagët e pashëruara të luftës dhe nevojën për drejtësi dhe mbështetje të vazhdueshme për të mbijetuarat.

- Advertisement -

Të Fundit