BallinaLajme“Jam i hapur të bashkëpunoj me të gjitha partitë politike përveç PDK-së”,...

“Jam i hapur të bashkëpunoj me të gjitha partitë politike përveç PDK-së”, Peci flet për mundësinë e një koalicioni për balotazh, këshillon pak edhe LDK-në

Të ngjajshme

Këto stacione rrezikohen të mbeten pa drejtues shqiptarë

Sipas sistematizimit të ri, Stacioni i Policisë në Draçevë,...

Edon Zhegrova starton kundër Sllovakisë thotë gazeta e famshme italiane

Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e...

Florian Plettenberg: Bayerni mund të transferojë Asllanin brenda pak orësh

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka ngritur spekulimet...

SHBA vendos gjobë 375 mln dollar, Facebook dhe Instagram mashtruan me sigurinë për fëmijët

Një gjykatë amerikane në Nju Meksiko urdhëron kompaninë Meta...

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci do të garoj në balotazh me kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin.

Ai ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike për balotazh.

“Jam i hapur të bashkëpunoj me të gjitha partitë politike. deri më tani nuk ka diçka konkrete. Ka parti politike të cilat i kanë ik idesë së kontaktit dhe komunikimit me neve por do ta bëjnë publike ditëve në vijim. Ata nuk kanë dashur as ofertë prej neve”, ka thënë Peci në Tëvë1.

Ai ka thënë se nuk bashkëpunon asnjëherë me PDK-në ndërsa ka këshilluar edhe LDK-në me kë të bëj balotazh.

“Unë jam i hapur me bashkëpunu me të gjithë përjashtimisht me PDK-në që është një orientim shumëvjeçar i imi dhe çdo ditë po bindem se kam pas të drejtë. Edhe kur kam qenë në LDK e kam luftu me të gjitha mundësitë bashkëpunimin me  PDK-në por nuk kam pas shumë fuqi. Ata nuk më kanë dëgjuar mua, po të më kishin dëgjuar sot do të ishte ndryshe gjendja e tyre. Çdo përafrim i PDK-së me LDK-në e djeg LDK-në, kushdo që do ose ka hapësirë me vazhduar të njëjtën trajektore, LDK-në e sjell si në Mitrovicë në 3%”, ka thënë Peci. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz