back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeJakup Krasniqi përmend 500 milionë marka në llogarinë e Qeverisë Bukoshi (Video)

Jakup Krasniqi përmend 500 milionë marka në llogarinë e Qeverisë Bukoshi (Video)

Të ngjajshme

Jakup Krasniqi në emisionin Interaktiv të KTV-së ka folur edhe për përplasjen që ndodhi ditë më parë në seancën e Kuvendit, kur deputeti i PDK-së Xhavit Haliti dhe deputeti i LDK-së Anton Quni, kanë replikuar lidhur me një shumë prej 8 milionë markave që sipas Anton Qunit, Haliti i ka marrë nga kolonel Ahmet Krasniqi.

Krasniqi tha se këto diskutime assesi s’duhen bërë tash, pasi Kosova ka punë më të mëdha për të cilat duhet diskutuar.

“Janë diskutime joproduktive, ju bie mend 20 vjet pas luftës, ai është debat i historisë. Debati përmbajtësor është si ta ndërtojmë shtetin e së drejtës”, tha ai.

Krasniqi, megjithatë, kujtoi një moment kur në atë kohë në prill të vitit 1999, është bërë përpjekje të bëhej bashki me Qeverinë e Bukoshit, e atëherë kishin kuptuar se në Qeverinë e tij ishin derdhur pesë qind milion marka gjermane.

“Ka qenë grumbullin i atdhetarëve që janë derdhur në fondin e asaj Qeverie. Ne veç e dimë që ka qenë “Dardania Bank” në Shqipëri, në vend se të flitej për masakrat në Drenicë, shumë vendas kanë derdhur shuma të mëdha parash në fondin e asaj qeveria, pra të Bukoshit. Por ndihma s’ka pasur. Njerëzit s’po flasin për qindra miliona tash, por për pak miliona. Por, duhet ta dimë se lufta nuk është bërë pa mjete financiare”, tha Krasniqi, por shtoi se për këto të holla që ende s’dihet nga kanë shkuar, duhet të ketë hetime të organeve profesionale për të parë se kur kanë shkuar ato, dhe se nëse dikush do që të hulumtojë për to, mundet.

Krasniqi thotë se e ka një informacion, se edhe qytetarët e Kosovës, në Qeverinë e Bukoshit, kanë derdhur edhe disa vjet pas luftës të holla në fondin e tij, por nuk dihet se ku kanë shkuar.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz