BallinaLajmeJakup Krasniqi: Kaq ushtarë ishin në Zonën e Dukagjinit!

Jakup Krasniqi: Kaq ushtarë ishin në Zonën e Dukagjinit!

Të ngjajshme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, e ka quajtur të “fryer” numrin e veteranëve të UÇK-së.

Sipas tij, rasti i manipulimit me listat e veteranëve ka treguar edhe efikasitetin e dobët të sistemit të drejtësisë në vend.

“Prokuroria në rastin e veteranëve ka treguar që nuk ka kredibilitet. Unë kam thënë që këtë çështje mund të zgjidhjet në sistem të drejtësisë. Unë mendoj që duhet një vullnet politik i Institucioneve në Kosovë për të dhënë një vlerësim”, ka thënë Krasniqi.

Ai është deklaruar edhe për numrin e pjesëmarrësve në luftë në Zonën Operative të Dukagjinit, duke thënë se numri real është më i vogël.

“Në zonën e Dukagjinit kam qenë dy herë dhe nuk ka qenë ai numer i pjesëmarrësve në luftë. Më së shumti në zonën e Dukagjinit është fryrë numri i veteranëve.

Edhe shifra prej 6 mijë është e fryer. Unë po flasë çfarë ka pasur brenda formacionit të ushtrisë, për çka ka pas jashtë asaj unë nuk flasë”, u shpreh Krasniqi në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Sipas Krasniqit, fryerja e listave të veteranëve është bërë nga strukturat politike në këmbim të votave në kohë të zgjedhjeve.

“Ata mund të flasin për votues që i kanë për zgjedhje, por jo për veteran”, tha Krasniqi, duke aluduar tek drejtuesit e shtetit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj situate ai e sheh si të përballueshme për thesarin e shtetit që të ndahen pensione për ata persona që e kanë fituar statusin e veteranit dhe nuk kanë asnjë të ardhur.

“Do të ishte e përballueshme që krejt njerëzit e UÇK-së që nuk kanë asnjë të ardhur të marrin pensione, por numri i tyre u frye”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz