BallinaRegjionaleDrenasJakup Krasniqi: Ja si do ta fitojmë Drenasin

Jakup Krasniqi: Ja si do ta fitojmë Drenasin

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi është i bindur se partia e tij do të triumfojë në zgjedhjet e 18 dhjetorit në komunën e Drenasit. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai theksoi se kandidati i tyre për kryetar, Isa Xhemajli është personi i duhur që do ta bëj ndryshimin.

Ndërsa, ish-kryeparlamentari komentoi edhe bashkimin e forcave politike në Drenas të cilët kanë synim rrëzimin e PDK-së nga pushtetit lokal.

“Nëse kihet parasysh vullneti i qytetarëve të Drenasit që ishte realisht për ndryshim por që ishte ndarë në subjekte të ndryshme politike pasi NISMA në Drenas ka arrit koalicion gati me gjitha subjektet politike konsideroj se është një fuqi politike”.

Megjithatë, Krasniqi thotë se “vulën e fundit” për fitore nuk e thonë koalicionet mirëpo sovrani i kësaj ane.

“Kjo varet nga vullneti i qytetarëve të Drenasit. Ne shpresojmë se kandidati ynë është kandidat i pranuar nga shumica e qytetarëve në Drenas”, është shprehur ai. /Indeksonline/ A.M/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz