BallinaBotëJa vendet në të cilat do të agjërohet më së gjati

Ja vendet në të cilat do të agjërohet më së gjati

Të ngjajshme

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Në disa qytete të Norvegjisë, Suedisë dhe Islandës, besimtarët myslimanë këtë Ramazan do ta agjërojnë 22 orë në ditë.

Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Stokholm, Fatih Mehmet Karaca, ka deklaruar se sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, besimtarët myslimanë që jetojnë në qytetet Kiruna të Suedisë, Tromso të Norvegjisë dhe Reikjavik të Islandës, do të mbajnë rreth 22 orë agjërim, ndërsa në qytetet Stokholm, Oslo, Kopenhagë dhe Helsinki agjërimi do të shkojë deri në 20 orë, raporton “Anadolu Agency”.
Sipas kalendarit dhe orarit të agjërimit, besimtarët në Reukjavik të Islandës do ta mbajnë agjërimin më të gjatë me 21 orë e 38 minuta, ndërsa agjërimin më të shkurtër do ta mbajnë besimtarët të cilët jetojnë në qytetin Ushuaia të Argjentinës, me nëntë orë e shtatë minuta. Në një mbledhje të Këshillit të Fetvasë për Evropën vitin e kaluar në Stokholm, grupet e besimtarëve nga vendet jashtë Turqisë që jetojnë në Evropë pranuan kalendarin dhe oraret e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe në vazhdim vendosën t’i zbatojnë ato. Tani e tutje namazet, iftari dhe syfyri do të mbahen dhe organizohen sipas orareve të shpallura nga Diyaneti i Turqisë. Ndërkohë oraret për 134 vendbanime të ndryshme në Evropë u janë dërguar të gjitha grupeve të besimtarëve”, ka thënë Karaca. Muaji i Shenjtë i Ramazanit për këtë viti do të nis më 6 qershor.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz