Shekulli që lamë pas, por edhe ky që sapo ka filluar ka pasur mjaft fatkeqësi natyrore.
Prandaj dekadën e fundit janë të shumta ngjarjet që lidhen më katastrofa natyrore dhe fatkeqësi të tjera me origjinë meteorologjike që kanë bërë historinë e tokës.
Shpeshtësia e tyre, por edhe përqendrimi në disa zona të veçanta të shtyjnë të besh pyetjen nëse ekzistojnë në faqen e Tokës vende në të cilat njeriu mund të gjendet i sigurte prej kapriçove të natyrës.
Kësaj pyetje është munduar që t’i përgjigjet gazetari Jeremy Singer, i cili i është referuar nga ana e tij uebfaqes “International Disaster Database” i menaxhuar nga qendra ndërkombëtare për menaxhimin e epidemive dhe fatkeqësive natyrore me qendër ne Belgjike.
Bëhet fjalë për 11 mijë ngjarje me natyrë shkatërrimtare që kanë goditur Tokën në 100 vitet e fundit, dhe si kriter bazë në këtë renditje merret në fakt një e dhënë që lidhet me numrin e të vdekurve si pasoje e tyre. Një parametër makabër që jo gjithnjë përkon me natyrën dhe forcën e ngjarjes , por që gjithsesi i ka lejuar shkencëtarët që të krahasojnë eventet me natyra të ndryshme mes tyre.
Dhe sipas kësaj liste,vendet më të sigurta në Botë rezultojnë të jenë Estonia, Katari, Barhein, Emiratet Arabe dhe Andorra. Vende në të cilat gjatë këtyre 100 viteve të fundit janë vërejtur me pak tërmete, përmbytje, uragane etj.
Ndërkohë qe ne listën e vendeve me më shume fenomene të tilla rezultojnë të jenë: Etiopia dhe Bangladeshi.