BallinaSportJa shuma marramendëse që ka fituar Juventusi pas natës së mbrëmshme

Ja shuma marramendëse që ka fituar Juventusi pas natës së mbrëmshme

Të ngjajshme

Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike përmes projekteve rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

“Shyqyr që je gjallë, po dridhem”, Rozana Radi flet për lajmet e rreme

Moderatorja dhe kengetarja Rozana Radi reagoi mbremjen e sotme...

Trump përjashton mundësinë e armëpushimit me Iranin: Ata janë të mbaruar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk pranon...

Leipzigu ia ‘gërrditë’ futbollin Hoffenheimit të kosovarëve

RB Leipzig kaloi rivalët për top 4 në Bundesliga...

Kundërpërgjigjet shpejt Bournemouth, barazon rezultatin ndaj United (VIDEO)

Bournemouth është kundërpërgjigjur shpejtë, duke barazuar rezultatin ndaj Manchestr...

Juventusi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve dhe do të përfitojë së paku 108 milionë euro vetëm nga kualifikimi. Nëse ndodh që Zonja e Vjetër ta fitojë garën më të madhe evropiane, atëherë kjo shifër do të arrijë në 113.7 milionë euro.

Sipas Calcio e Finanza, Bianconerët e kanë qëlluar xhekpotin vetëm me pjesëmarrjen në Cardiff, ku pritet të luajnë kundër Real Madridit apo Atletico Madridit.

Paratë nga UEFA dhe të drejtat televizive, nënkuptojnë se vetëm me arritjen në finale, Zonja e Vjetër do të arkëtojë 108 milionë euro.

Nga ana tjetër, nëse ngrenë trofeun që nuk e kanë bërë që nga viti 1996, totali i shumës së fituar nga bardhezionjtë do të jetë 113.7 milionë euro.

Kjo shumë do të jetë më e madhe se paratë që i fitoi Juventusi kur u kualifikua në finalen e Berlinit para dy vitesh dhe në fakt, më shumë se çdo klub tjetër që ka fituar gjatë një sezoni nga Liga e Kampionëve.

Në këtë shumë nuk janë përfshirë sponsorimet shtesë apo nga shitja e biletave që do të thotë se përfitimet e Bianconerëve janë shumë më të mëdha nga gara prestigjioze evropiane.

Nuk ka dyshim se këto para do të investohen në tregun e transferimeve në shënjestrat, si Marco Verratti, Federico Bernardeschi dhe Corentin Tolisso, që kërkohen nga Juventusi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz