BallinaJa se në cilat rrugë të Komunës së Drenasit po punohet

Ja se në cilat rrugë të Komunës së Drenasit po punohet

Komuna e Drenasit ka filluar punimet në disa rrugë të cilat kanë qenë mjaft shumë të dëmtuara

Rruga Drenas-Gradicë ka qenë njëra nga rrugët më të dëmtuar dhe e nevojshme për riparim, po ashtu ka filluar asfaltimi i rrugëve edhe në fshatin Llapushnik, Dobroshec e Verboc.

Komuna e Drenasit ka njoftuar se po vazhdon në realizimin e projekteve  infrastrukturore të cilat janë në interes për qytetarët. Drejtori i Urbanizmit, Betim Berisha, ka treguar se ka filluar puna për rehabilitimin e rrugës Drenas-Gradicë ne gjatësi prej 1 kilometër dhe vlera e projektit është 100 mijë euro. “Kjo ka qenë një rrugë shumë e dëmtuar dhe më e nevojshme për të bërë riparimin e saj. Rehabilitimi i saj ka një rëndësi të madhe, pasi që lidh pesë fshatra (Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Likoshan dhe Gradicë) si dhe fshatrat e Çyçavicës dhe se rehabilitimi i saj do të bëhet në segmentin e parë prej 1 kilometër, ku ka qenë më i dëmtuar”, ka treguar drejtori Berisha, njofton Drenica Press.

Po ashtu në kuadër të projekteve të infrastrukturës, ka filluar asfaltimi i rrugës edhe në fshatin Llapushnik ne gjatësi prej 1 kilometër, në vlerën prej 65 mijë euro, zgjerimi i rrugës në fshatin Dobroshec si dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Verboc, përkatësisht në lagjen Rrukiqi, Gllareva, Dobra e Istogu në gjatësi prej 2600 metra. /Drenica Press/

 

- Advertisement -