BallinaLajmeJa sa zëvendësministra mund t’i ketë Qeveria Hoti nëse arrin të formohet

Ja sa zëvendësministra mund t’i ketë Qeveria Hoti nëse arrin të formohet

Të ngjajshme

UEFA përcakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së...

Dua Lipa bëhet pjesë e filmit të ri të A24 “Peaked”

Ylli i muzikës pop dhe fituesja e disa çmimeve...

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore...

Lidhja Demokratike e Kosovës, që pretendon ta formojë qeverinë e re, është në prag të finalizimit të programit qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.

Në fakt, në partinë e Isa Mustafës po paralajmërojnë se gjatë javës së ardhshme do të prezantohet programi nga mandatari Avdullah Hoti.

Pas rritjes së numrit të anëtarëve të kabinetit qeveritar, edhe zëvendësministra pritet të ketë më shumë, raporton KTV.

Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi thotë se ende nuk është vendosur, por numri i tyre mund të jetë deri në 40, më i madh sesa Qeveria në detyrë, pjesë e së cilës ishte LDK-ja.

Edhe partneri i koalicionit, AAK-ja, thotë se janë afër finalizimit të programit.

Në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, Qeveria kishte numër rekord të zëvendësministrave, më shumë se 80. E tash Haradinaj thotë se caktimi i numrit të tyre i takon Avdullah Hotit.

Në LDK janë të bindur se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të tyre dhe se do ta formojnë qeverinë e re 24 orë pas aktgjykimit të Gjykatës për dekretin, që mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz