Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeJa sa paguhet një deputet gjatë muajit

Ja sa paguhet një deputet gjatë muajit

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Një deputet i Kuvendit të Kosovës edhe nëse nuk merr pjesë në asnjë seancë, paguhet për çdo muaj me nga 1547 euro. Kaq është paga bruto e një deputeti në Kosovë, shkruan Gazeta Fokus.

E nëse merr pjesë edhe në dy seanca të rregullta, sa parashihen me rregullore të mbahen çdo muaj, deputeti kompensohet edhe 120 euro shtesë për seancë.

Kjo shumë i del në llogari edhe nëse brenda muajit mbahen 10 seanca tjera.

Sipas të dhënave nga Kuvendi i Kosovës, deputetët paguhen vetëm për dy seanca të rregullta, nga 240 euro, ndërsa jo edhe për seancat tjera qofshin të jashtëzakonshme apo vazhdim i seancave pararake që mund të mbahen brenda po të njëjtit muaj, shkruan Gazeta Fokus.

Përveç pagës bazë dhe kompensimit për seancë, deputetët që udhëtojnë marrin edhe kompensim për transportin dhe shujtën.

Ndërkaq, ata të angazhuar në komisione parlamentare marrin deri në 160 euro shtesë.

Me të gjitha shtesat e pagës, mesatarisht një deputet merr cdo muaj nga 2,200 euro./Gazeta Fokus/

- Advertisement -

Të Fundit