back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeJa sa kohë duhet të prisni për përgjigjen e vizës zvicerane

Ja sa kohë duhet të prisni për përgjigjen e vizës zvicerane

Të ngjajshme

Fillon seanca me 50 minuta vonesë!

Ka filluar seanca e parë e legjislaturës së 10-të. Seanca...

Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore, sigurohen pagat për muajin mars

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar...

Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën mbrojtjen e krerëve...

Betohen deputetët e rinj që zëvendësuan ata që zunë poste ministrore

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është paraprirë...

Vjosa Osmani pret në Presidencë Shkurte Fejzën

Këngëtarja Shkurte Fejza Behluli ka zhvilluar një takim, siç...

Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka njoftuar se këto ditë ka numër të madh aplikantësh në këtë ambasadë për pajisje me vizë.

Në një njoftim për media, Ambasada zvicerane ka bërë të ditur se pritjet për viza po zgjasin deri në 8 javë, transmeton Indeksonline.

Ambasada ka bërë thirrje për durim nga aplikantët, derisa ka bërë të ditur se do të përpunoj aplikacionet sa më parë që mundet.

Më poshtë njoftimi i Ambasadës:

Informacion mbi punën e stërngarkuar të sektorit të vizave në Ambasadën e Zvicrës,

Të nderuar aplikantë për viza,

Për shkak të një numri të madh të kërkesave për vizë në Ambasadën e Zvicrës, periudha e pritjes për pajisje me vizë po zgjat minimumi 8 javë. Ambasada trajton mbi 200 aplikime në ditë, e tani gjithashtu kemi hyrë në sezonën e ngarkuar.

Të gjitha aplikacionet do të përpunohet me rend kronologjik, në bazë të datës së aplikimit, në mënyrë që të sigurohet trajtim i drejt për secilin klient.

Aplikacionet tuaja do të përpunohet në kohën më të shkurtër të mundshme dhe kërkojmë durimin tuaj.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Të Fundit

Sport

ShowBiz