back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeJa sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid-19 që po përhapet...

Ja sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid-19 që po përhapet në gjithë botën

Të ngjajshme

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...
- Advertisement -
Pas muajsh lajmesh të mira, përfshirë rastet në rënie të Covidit dhe vaksinimit të vazhdueshëm, bota ka një problem: Variantin e koronavirusit që u shfaq në Indi – B.1.617.2 – dhe që ka filluar të përhapet në shumë vende.

Shqetësimet janë shtuar gjatë javës së kaluar dhe shkencëtarët tani janë të bindur se ky variant përhapet më lehtë.

Por ka ende një pasiguri të madhe për përhapjen e variantit B.1.617.2.

“Kjo është një pyetje me të vërtetë kritike për të cilën ne ende nuk e kemi përgjigjen,” tha Prof Chris Whitty.

Sidoqoftë, grupi shkencor këshillues i qeverisë britanike për emergjencat (Sage), thotë se ekziston një “mundësi reale” që varianti indian mund të përhapet 50% më shpejt, që është shumë.

Ka disa vlerësime të tjera që vijnë nga India, të cilat thonë se trasmetueshmëria është 60%, por këto bazohen në sekuencat gjenetike të publikuara nga mostrat virale dhe nuk është e qartë se sa reale janë.

Sipas Sage, do të ishte vërtet problem një variant 40% më i transmetueshëm pasi do të sillte një ringjallje të shtrimeve në spital.

Pasiguria të kujton vitin e kaluar kur u zbulua për herë të parë varianti i ri në Kent dhe ngriti pyetje në lidhje me mundësitë për të kontrolluar virusin.

Megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se nuk jemi në të njëjtën situatë me vitin e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz