BallinaJetëJa pse nuk duhen ngrënë kurrë patatet jeshile

Ja pse nuk duhen ngrënë kurrë patatet jeshile

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Një specialiste britanike hortikulture ka zbuluar se çfarë dëmesh i shkakton organizmit konsumimi i një patateje jeshile. Duke shkruar për “The Conversation”, Caroline Wright, profesoreshë në Universitetin Nottingham Trent, thotë se patatet duhen ruajtur në vende të errëta dhe të freskëta. Nëse ato kanë marrë ngjyrë si në të gjelbër, kjo do të thotë se janë ekspozuar në dritë.

“Drita nis një sërë reaksionesh fiziologjike te patatja, mes të cilave edhe prodhimi i klorofilit, që i jep ngjyrën e gjelbër. Kjo nuk është aspak e dëmshme, por drita dhe ngrohtësia nxisin edhe prodhimin e solaninës, një kimikat që shkakton simptomat e helmimit te njerëzit nëse konsumohet në sasi të mëdha. Këto simptoma përfshijnë të vjella, marrje mendsh, dhimbje stomaku, djegie fyti dhe dhimbje koke”, shpjegon Wright.

Ajo shton se solanina është e përqendruar poshtë lëkurës së patates, aty ku është edhe klorofili.

“Sigurisht që mund të hiqni pjesën e gjelbër dhe ta hani pa problem pataten, por do të ketë një shije si të hidhur”, thotë specialistja./shije/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz