Ja pse burri vrau gruan dhe vetën në Ferizaj
01

Lexo edheGjuriq me mesazh nga Skenderaj: Do t’i mbështesim serbët që janë të rrethuar me shqiptarë!

H.B ka shtënë me armë zjarri mbi gruan V.O, duke e lënë të vdekur në vend. E më pas ka vrarë edhe veten.
Lajmin për këtë vrasje e ka konfirmuar për Gazetën Express, kapiteni i Policisë, Basri Shabani, ku thotë se vrasja ka ardhur për shkak të problemeve bashkëshortore.
“Në këtë ngjarje kemi të bëjmë me vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Burri vret gruan pastaj vetën, kjo ka ndodhur për shkak të problemeve bashkëshortore. Burri ka vrarë gruan me Armë AK47”, tha Shabani.
Lexo edheGjuriq me mesazh nga Skenderaj: Do t’i mbështesim serbët që janë të rrethuar me shqiptarë!
E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e axhës së burrit. Ata lanë pas një djalë 6 vjeç, ku në ato momente ai ishte tek gjyshi i tij.
H.B ishte nga fshati Velikincë i Gjilanit por që nga vitet e 80’ta jetonte në Ferizaj.