back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeJa pasuria e Prokurorit që dha dorëheqje

Ja pasuria e Prokurorit që dha dorëheqje

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Presionet dhe kërcënimet, të cilat dyshohet se e kanë shtyrë ish-prokurorin Special, Elez Blakaj, drejt dorëheqjes mbesin enigmatike.
Dorëheqja e tij, ka bërë bujë në opinion. Menjëherë ka reaguar Prokuroria e Shtetit, duke thënë se nuk e dinë arsyen e dorëheqjes së ish-prokurorit. Mirëpo, ka pranuar se Blakaj ka raportuar një rast të kërcënimit .

Ish-prokurori së fundi ka qenë duke i hetuar keqpërdorimet me listat e veteranëve të UÇK-së. Hetimet, kanë përfunduar dhe aktakuzën Blakaj e ka dorëzuar te eprorët e tij, porse “ata po e mbajnë të fshehtë”.

Por, financiarisht, prokurori Blakaj sic duket ka qëndruar mirë. Në deklarimin e pasurisë, të bërë në marsin e këtij viti, Blakaj, ka raportuar për tokë, të tragjiguar nga gjyshi, banesë, si dhe një plac. Të gjitha këto në vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Blakaj ka raportuar edhe një veturë të blerë në vlerën e 5 mijë eurove.

Por në deklarimin e të ardhurave, Blakaj, përveç rrogës si prokuror i shtetit, i kishte marrë edhe 20 euro nga rimbursimi i kuponëve fiskal në ATK, shkruan Express.

Vetë Blakaj, edhe më tutje vazhdon të heshtë për opinionin. Ndërkohë, ndërkombëtarët, por edhe vendorët e kanë pritur me shqetësim dorëheqjen e tij, duke kërkuar hetimin e shkaqeve./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz