back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëBE-ja nis “Plan Marshall” për Afrikën

BE-ja nis “Plan Marshall” për Afrikën

Të ngjajshme

Dështon Chelsea të mbajë epërsinë, barazon me Leedsin

Ka përfunduar ndeshja mes Chelseat dhe Leeds Unitedit. “Blutë”, dështuan...

Kaq ishte fuqia e tërmetit në Kosovë ( FOTO)

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka goditur...

Brukseli ka nisur një “Plan Marshall” për Afrikën që parashikon një shpenzim fillestar prej 3,7 miliardë eurosh, por me një potencial për investime deri në 88 miliardë euro, në përpjekje për të trajtuar shkaqet e migracionit në Evropë.

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini e përshkroi planin si një “revolucion Kopernikan”.

Qëllimi është për të nxitur zhvillimin, punësimin dhe stabilitetin në Afrikë, duke krijuar mundësi për kompanitë e BE-së si dhe për vendet përfituese.

Komisioni Evropian shpreson të shohë vënien në zbatim të planit përpara samitit të BE-së në Afrikë, në mars 2017.

“Plani i investimeve dhe marrëveshja e migracionit janë dy projekte të ndara duke vepruar së bashku sepse që të dyja do të ndihmojnë në menaxhimin e fenomenit të migracionit”, tha Mogherini.

“Plani do të ndihmojë më shumë në afat të gjatë, ndërsa marrëveshja do të ndihmojë në të ardhmen e afërt”, shpjegoi ajo.

Ndërkohë BE-ja është duke përforcuar kontrollet në kufijtë e saj të jashtëm për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe terrorizmin.

“Çdo herë që një person të hyn në BE do të regjistrohen në vendin, datën dhe arsyen pse kanë lëvizur”, tha presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker.

Agjencia e re evropiane për kufirin dhe bregdetin pritet të fillojë operacionet në mes të tetorit, pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Këshilli Evropian.

Të Fundit

Sport

ShowBiz