Ja në cilin vend nafta kushton 88 centë
BILLI·

Mediat kanë zbuluar se në veri të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe një litër naftë kushton 0.88 cent.
Ekipi i Drejtësia në Kosovë, ka pyetur shitësit në pompa të derivateve për çmimin e naftës nw Zubin Potok.
“Ka euro-disel dhe kushton 88 cent. Ja ku e ke në shishe dhe mund ta shikosh. Naftën e marrim nga jugu”, thotë shitësi i pompës së derivateve.
Në jug të Mitrovicës, nafta kushton deri në 1 euro e 18 cent, e që sipas shitësit të pompës së derivateve, konsumator janë shqiptar të jugut dhe serb të veriut.

Lexo edheKëto janë të gjitha komunat që e kundërshtuan grevën e SBASHK’ut
“Drejtësia në Kosovë” të premten transmetoi edhe pamjet ku tregojnë se si mallrat e kontrabanduara nga Serbia në Kosovë nuk kalojnë në asnjë pengesë.














