back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeJa në cilat vende të trupit shkon uji !

Ja në cilat vende të trupit shkon uji !

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

H20 është një nga pjesët më të rëndësishme të regjimit tuaj ushqimor.

Më poshtë po ju paraqesim efektet e ujit për çdo pjesë prej jush dhe pse duhet të pini mjaftueshëm çdo ditë.

Lotët

Lotët janë ato që i mbajnë sytë tuaj me lagështi duke i pastruar nga pluhuri.

Por, ato lot që i pastroni gjatë qarjes së ndonjë filmi emocionues?

Këto quhen lot emocional si dhe përmbajnë hormone që disa studiues thonë se shpëlajnë substancat që shkaktohen si pasojë e stresit.

Mukozë

Nuk janë vetëm fëmijët me hundë të rrjedhshme që janë përplot me mukozë.

Të gjithë nga ne prodhojmë rreth 1 litër në ditë.

Është rreth 95% ujë, prandaj edhe është aq e hollë! 5% të përmbajtjes së kripës, proteinat dhe antitrupat e bëjnë atë të trashë.

Kjo është një gjë e mirë:

Ky prodhim mbron mushkëritë nga bakteriet dhe i zbut apo lubrifikon plagët e ndjeshme të tilla si zorrët dhe organet seksuale.

Pështymë

Ka një arsye pse fjala pvshtymë ngjall dëshirë: pështyma është e përbërë nga 99% ujë dhe ka funksionin e dhënies së lagështisë kur flasim, puthemi dhe gjatë ngrënies.

Enzimet e saj e shpërbëjnë ushqimin, proteinat mbrojnë dhëmbët si dhe antimikrobikët luftojnë mikrobet.

Keni ndonjë prerje të vogël?

Lëpijeni vendin.

Pështyma bën mpiksjen e gjakut.

Gjak

Plazma, pjesa e lëngshme e gjakut, është 92% ujë.

Për të ndihmuar që ta mbani presionin e gjakut në nivele normale dhe të shëndetshme, meshkujt duhet të pijnë 16 gota ujë në ditë, ndërsa femrat 11 gota.

Qumësht

90% ujë dhe 10% gjëra të mira si proteina, yndyrna, aminoacide dhe antitrupa – është ky qumështi i nënës si një fuqi tronditëse e energjisë për foshnjat e sapolindura.

Ndihmoni trupit që ta mbani të detoksifikuar duke ngrënë perime organike.

Limfë

Ngjan sikur një system ujor i trupit, i kompletuar me filtra dhe kanale:

Lëngu i quajtur limfë, qarkullon nëpër trup duke filtruar bakteriet dhe viruset si dhe duke i qarkulluar sërish proteinat në gjak.

Spermë

Rreth 90% ujë, sperma përmban fruktozë që nxit udhëtimin e 300 milion spermatozoideve për çdo ejakulim.

Lëng amniotik

Lindja është sikur të zvarritesh në një oqean – është një përzierje e ujit, natriumit dhe plazmës që e ushqen, ngrohë dhe lëkund foshnjen.

Foshnjat dhe fluidet janë shumë simpatikë: në fillim, lëngjet kalojnë nëpër lëkurën e fetusit.

Më vonë, ajo gëlltitet dhe ciklohet nga trupi i foshnjes.

Djersë

Djersa paraqet 99% ujë. Kur ju djersiteni, lëkura dhe trupi në brendësi ftohet.

Ju gjithashtu humbisni papastërti, kështuqë një pushim i këndshëm në një saunë të ngrohtë, ju ndihmon që të detoksikoheni në mënyrë të natyrshme, vetëm sigurohuni që të hidratoheni.

Menstruacione

Në mjekësinë e lashtë kineze, cikli menstrual qeverisej nga udhërrëfyesi i ashtuquajtur “uji qiellor”

Pse femrat fryhen gjatë ciklit menstrual?

Pjesa më e madhe e saj është ruajtja e ujit e nxitur nga ndryshimet hormonale.

Që ta lehtësoni fryerjen, thënë ironikisht, duhet të pini më shumë ujë.

Nëse jeni të dehidruar, trupi juaj ka tendencë për të mbajtur ujin që e posedon.

Tretje

Hani! Hani! Ushqimi siguron 20% të ujit që e konsumojmë çdo ditë.

Qeliza

Uji i kripur në qeliza përbën 40% të masës sonë trupore.

Urinë

Dietat, toksinat, gjendja e sistemit tonë imunitar, të gjitha janë të zbuluara në urinë, e cila përbëhet me të paktën 95% ujë.

Ju mund ta kuptoni vetëm duke e parë urinën tuaj: ngjyra e verdhë e ndritshme është e mirë, e verdhë e errët nënkupton se duhet të hidratoheni, e kuqe ose e kaftë që ngjason me gjakderdhjen, sinjalizon infeksion të traktit urinar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz